MENU
klinika

Carabao Cup

Cavani dërgon Manchester United në 1/2 finale

23.12.2020 - 22:59

Është kompletuar katërshja e skuadrave gjysmëfinaliste të Carabao Cup. Pas Manchester City, Brentford dhe Tottenham, është Manchester United që fiton 2-0 në fushën e Everton dhe kalon në raundin tjetër.

Golat janë shënuar në fundin e takimit. Ishte Edinson Cavani që realizoi në minutën e 88-të, duke u bërë heroi i ndeshjes, kur mendohej se sfida u mbyll në barazim.

Golin e dytë dhe të sigurisë e realizoi në kohën shtesë, pikërisht në 96, Martial. Një ecuri e mirë e Djajve të Kuq pas eliminimit nga Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN