MENU
klinika

Premier League, Java 11

City bën dy fitore radhazi dhe ngjitet i katërti

05.12.2020 - 18:15

Manchester City ka marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League. Qytetarët kanë mundur 2-0 Fulham-in në javën ne 11-të dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të renditjes me 18 pikë, vetëm tre larg kreut.

Protagonistët e ndeshjes kanë qenë Sterling dhe De Bruyne. I pari ka zhbllokuar takimin me një asist të belgut, ndërsa ky i fundit ka dyfishuar nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga anglezi.

Sterling është bërë lojtari që ka tuar më shumë penallti në historinë e Premier League (20), ndërsa De Bruyne është lojtari që ka dhënë më shumë asiste në 2020-n në Premier League (14). Kjo humbje e lë Fulham-in në vendin e 17-të me 7 pikë.