MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 6

Dinamo nuk ndalet, merr kreun e Grupit A

14.12.2020 - 15:31

Dinamo ka mposhtur edhe një tjetër rival direkt në Kategorinë e Parë dhe është kthyer lidere e Grupit A. Blutë e kryeqytetit fituan 2-0 ndaj Besëlidhjes në Pezë-Helmës, duke vijur me ecurinë e mirë në fazën e parë.

Golat u shënuan Da Silva në minutën e 16-të dhe Xhixhua në 75’. Një sukses i vuajtur në pamje të parë, por Dinamo dominoi takimin dhe duhet të kishte fituar më thellë. Kjo skuadër, më në fund, po jep shenjat e ringritjes.

Dinamo tashmë ndodhet në vendin e parë me 16 pikë, e ndjekur nga Burreli me 14 dhe Korabi më pas me 13. Blutë pretendojnë të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar pas një dekade në Kategorinë e Parë.

Në ndeshjen tjetër, Partizani B fitoi 2-0 në Orikum përballë skuadrës vendase, duke treguar edhe njëherë se jo më kot është ngjitur në këtë kategori. Një sukses i merituar i skuadrës së drejtuar nga të besuarit e Dritan Mehmetit, që këkon të qëndrojë në Kategorinë e Parë.