MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Drita fiton ndeshjen e prapambetur, -2 pikë nga kreu

03.12.2020 - 15:19

Kampionët në fuqi të Kosovës ia dalin të fitojnë ndeshjen e prapambetur në kuadër të javës së parë dhe tashmë i afrohen humë kreut. Skuadra gjilanase ka mposhtur Llapin sot me rezultat minimal, 1-0.

Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të “Intelektualëve” në garat evropiane në atë kohë. Goli i Ardian Limanit, i shënuar në pjesën e parë, ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Ardian Nuhiut që t’ju gëzohet tri pikëve të vlefshme.

Me këtë rast, Drita i afrohet Ballkanit në vetëm dy pikë në renditje, pas 14 ndeshjesh të zhvilluara. Pikërisht këto dy skuadra do të përballen mes vete këtë fundjavë në Gjilan dhe me një fitore të mundshme, Drita e ka mundësinë të bëhet lidere e re e Superligës. Por mund të ndodhë e kundërta.