MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Drita mposht Ballkanin dhe i merr kreun

06.12.2020 - 15:29

Kampionët në fuqi të Kosovës edhe njëherë tjetër kanë treguar se janë skuadra për t’u mundur. Drita fitoi 2-1 në shtëpi kundër Ballkanit, duke i merr pikërisht këtij të fundit kreun e renditjes.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 31-të, kur realizoi Kastriot Rexha me kokë. Mirlind Daku barazoi në 1-1 rezultatin në minutën e 44-të, duke shënuar nga afërs. Por vetëm një minutë më vonë, Rexha shënoi sërish me kokë për ta kthyer epërsinë e vendasve.

Interesant është fakti që sulmuesi Mirlind Daku i Ballkanit ka shënuar 21 gola në 15 ndeshje dhe diferenca më ata që e ndjekin është 15 gola. Vërtet për një super sezon i Dakut, por për fat të keq, ekipi i tij humbi kreun sot. Ndeshja tjetër e sotme Llapi-Besa përfundoi 2-0.