MENU
klinika

Lionel Messi

“Dua titullin, nuk më interesojnë çmimet individuale”

22.12.2020 - 12:17

Lionel Messi u prezantua me një trofe rekord, të shtatën Këpucë të Artë, që jepet nga prestigjiozja Marca. Edhe pse sezoni i fundit nuk ishte më i miri në karrierën e tij, sulmuesi argjentinas u shpall shënuesi më i mirë në La Liga, me 25 gola. Megjithatë, Messi këmbënguli se do ta shkëmbente të tetin trofe të tillë individual me fitimin e titullit në La Liga:

“Nuk është një çmim për të cilin jam i shqetësuar ose i fiksuar. Do të preferoja të fitoja La Liga-n para se të merrja Këpucën e Artë, ne po luftojmë për këtë. Po rritemi ngadalë. Nuk e meritonim të linim rrugës gjithë ato pikë, mund të kishim fituar disa nga ndeshjet”.

Ylli i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo luftuan rregullisht për këtë çmim gjatë kohës që ky i fundit ishte te Real Madrid, por që kur ai u largua te Juventus më 2018, argjentinasi e ka fituar në të dy rastet.

Falë golave të tij gjatë gjithë sezonit 2019-2020, zbriti nga froni Telmo Zarra, si fituesin më të shumtë të Këpucës së Artë në kampionatin spanjoll, i quajtur ndryshe “Pichichi” në histori.

Në sezonin e ri, Messi ka shënuar vetëm 6 gola në La Liga deri më tani. Megjithatë, shënuesi më i mirë nuk ndodhet shumë larg, Moreno i Villarreal ka vetëm 2 më shumë, 8 gola.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin