MENU
klinika

Champions League

Fitore me “frymën e fundit”, Leipzig ëndërron

02.12.2020 - 21:00

Leipzig ka marrë tri me mjaft vlerë në Turqi përballë Basaksehir, në fitoren dramatike 4-3, ku goli i triumfit erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes. Një sukses që ngjit gjermanët në vendin e dytë në grup, në pritje të sfidës United-PSG.

Leipzig bën tifo për Djajtë e Kuq, pasi në rasti fitoreje ata do të siguronin vendin e parë dhe në sfidën e fundit gjermanët i presin pa shumë të motivuar, ku u mjafton edhe një barazim.

Ndeshja e vlefshme për javën e pestë të Grupit H ka qenë një reklamë e vërtetë për futbollin. Gjermanët kanë siguruar një avantazh 3-1 në minutën e 66-të falë një goli të bukur të Dani Olmo-s, por turqit kanë arritur të ngushtojnë diferencat dhe të barazojnë sfidën në harkun e 12 minutave falë dy golave të mrekullueshëm të Kahveci, autor edhe i golit të parë të vendasve.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, miqtë kanë gjetur golin e fitores me një goditje të befasishme të Sorloth në minutën e 92-të. Ndeshja tjetër e orës 19:00 mes Krasnodar dhe Rennes ka përfunduar 1-0. Rusët mbajnë vendin e tretë dhe do luajnë në Europa League, pasi Chelsea dhe Sevilla nuk arrihen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN