MENU
klinika

Pranohet kërkesa e FSHF-së

Gjykata pezullon asambletë e KOKSH

09.12.2020 - 17:49

Gjykata e Tiranës pezullon asambletë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. U pranuar kështu kërkesa e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pezulluar dy asamble e jashtëzakonshme të KOKSH, pasi janë thirrur në mënyrë të paligjshme.

Në vendimin e marrë sot nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës është vendosur “pranimi i kërkesës së FSHF për pezullimin e Asamblesë së Përgjithshme Statutore të KOKSH-shit të datës 13.12.2020 dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të KOKSH-shit të datës 23.12.2020”.

Nga ky moment KOKSH-i duhet të jetë i detyruar të zbatojë ligjin dhe të mos thellojë gjendjen e paligjshmërisë në të cilën është zhytur prej kohësh. Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, KOKSH-i është një organizatë që i bindet ligjeve të vendit dhe vendimeve të gjykatave.

Federata Shqiptare e Futbollit e kishte paralajmëruar ndjekjen në mënyrë ligjore të problematikave të konstatuara gjatë këtij procesi dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë rreth dy javë më parë. Pasi u shqyrtua kjo kërkesë, gjykata i dha të drejtë gjetjeve të FSHF-së, duke nxjerrë në pah paligjshmërinë në thirrjen e dy asambleve të jashtëzakonshme.

Në letrën që Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i kishte dërguar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në nëntor bëheshin të qarta të gjitha arsyet përse thirrja e asambleve ishte bërë në shkelje të ligjit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti dhe sekretari në “luftë”

KOKSH në kaos total, thirrje për dy asamble

Duka i shkruan Komitetit Olimpik

FSHF, nota kritike KOKSH: Jeni futur në ngërç