MENU
klinika

Champions League

Hidhet shorti, Messi përballë Neymar

14.12.2020 - 12:25

Është hedhur sot shorti për fazën e 1/8 finale të Champions League për sezonin 2020-2021 në Nyon të Zvicrës. Sipas rregullores së UEFA-s nuk lejohen përballjet mes ekipeve të të njëjtit shtet si dhe ballafaqime mes skuadrave që janë ndeshur në fazën e grupeve.

Kampionët në fuqi, Bayern Munchen, kanë peshkuar Lazion, një rival i lehtë në letër për bavarezët, por italianët kanë ambicie. Një përballje e fortë është ajo mes Atletico Madrid dhe Chelsea. Spikasin dy duelet gjermano-anglez, Monchegladchach-Manchester City dhe Leipzig-Liverpool.

Dueli më i fortë është ai mes Barcelonës dhe Paris SG. Nuk është e hera e parë që do të përballen mes tyre, por mjaft intriguese këtë herë, ku Messi do të përballet me Neymar. Ndeshjet e para do të luhen në shkurt të vitit të ardhshëm.