MENU
klinika

Legjendat për triologjinë

Holyfield sfidon Tyson: Gati për duelin e tretë!

02.12.2020 - 11:03

Java e fundit ka qenë intensive sa i përket boksit, me legjendat e këtij sporti që janë rikthyer në ring. Evander Holyfield, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ftuar në duel Mike Tyson, për të zhvilluar triologjinë mes tyre.

Ky koment i Holyfield, ish-kampion bote në peshën e rëndë, vjen pas rikthimit në ring të Mike Tyson, që pak ditë më parë barazoi me Roy Jones Jr, në një duel bamirësie me 8 raunde.

“Unë dhe stafi im jemi përpjekur gjithnjë që kjo përballje e tretë mes nesh të zhvillohet, por gjithnjë kemi marrë vetëm justikime prej tyre. Tani e kuptoj se përse ai donte një duel të lehtë para se të përballet sërish me mua”, – shkruan Holyfield.

“Roy Jones ishte një kundërshtar i lehtë për t’u përballuar në këtë rikthim, një duel i vogël. Ndërsa një përballje me mua do të ketë impakt botëror. Kjo është sfida e vetme që njerëzit duan të shohin në ring. Nuk ka asnjë arsye se përse duhet ta neglizhojmë këtë duel.

Nuk ka më justifikime Mike, ky duel duhet të ndodhë për të mirën tonë. The se ishe gati të dueloje me mua, ndaj firmose kontratën dhe ngjitu në ring. Bota po pret. Unë jam gati”, – tha Holyfield, që i ka fituar të dyja duelet e mëparshme me Mike Tyson

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri për legjendën e boksit

“Tyson i vërtetë, nuk e kupton duelin-show”