MENU
klinika

Legjenda e portës

Iker Casillas rikthehet te Real Madrid

22.12.2020 - 12:36

Real Madrid njoftoi se Iker Casillas rikthehet në klub, duke iu bashkuar fondacionit Los Blancos si zëvendës i menaxherit të përgjithshëm. “Iker është një legjendë e Real Madridit, ai përfaqëson vlerat e klubit dhe është portieri më i mirë në historinë tonë. Për Real Madrid është nder të presë një nga kapitenët e tij të shkëlqyeshëm në shtëpi”, – shkruhet në deklaratën e klubit madrilen.

Iker Casillas fitoi 19 tituj gjatë 25 viteve që mbrojti fanellën e ekipit kryeqytetas: 3 Champions, 3 Botërorë për Klube, 2 Superkupa të Europës, 5 La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Spanjolle.

Në Portugali, me Porton, ai fitoi 2 tituj kampioni, 1 Kupë dhe 1 Superkupë. Me kombëtaren spanjolle ka luajtur 167 herë dhe ka fituar 1 Kupë Bote, 2 Kampionate Europiane dhe 1 Kupë Bote U-20.

Legjenda spanjolle u detyrua të linte futbollin kur ishte pjesë e Portos teksa gjatë një seance stërvitore pësoi atak kardiak. Casillas e ka marrë veten dhe më në fund do të përfaqësojë sërish klubin që ka shënjuar të gjithë karrierën e tij.

Në verë u përfol se ai do të kandidonte për kreun e federatës spanjolle, por u tërhoq shpejt nga kjo garë, duke u përqendruar vetëm në klubin që e bëri një nga portierët më të mirë të gjithë historisë së futbollit botëror.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin