MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Infeksionet kryesore të syrit, si t’i dallojmë?

25.12.2020 - 09:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Infeksionet kryesore të syrit, si t’i dallojmë?

Mjeku: Konjuktiviti është një nga infeksionet më të zakonshme të syrit. Ndodh kur enët e gjakut në konjuktivë, që është një cipë e hollë e vaskularizuar e cila vesh pjesën e dukshme të sklerës (e bardha e syrit) dhe pjesën e brendshme të palpebrave (kapakëve), infektohet nga një bakterie apo virus. Si pasojë , sytë skuqen dhe enjten. Mund të ndodhë gjithashtu dhe si një rezultat i alergjive, apo ekspozimit ndaj kimikateve si klori.

Konjuktivitet më të shpeshta janë:

konjuktivitet bakteriale
konjuktivitet virale
konjuktivitet alergjike
Konjuktivitet bakteriale dhe ato virale janë shumë virulentë. Mund të transmetohen nga një individ në tjetrin deri në dy javë pasi infeksioni ka filluar.

Simptomat më të shpeshta të konjuktivitit janë:

skuqje e syve
sekrecione nga sytë, më të trasha në mëngjes
kruarje e syve dhe ndjenja sikur keni diçka në sy
prodhimi i më shumë lotëve se zakonisht, sidomos vetëm nga njëri sy
Keratiti

Keratiti ndodh kur infektohet kornea e syrit. Kornea është një shtresë e tejdukshme që mbulon beben e syrit dhe irisin.

Llojet e keratiteve janë:

keratiti bakterial
keratiti fungal
keratiti viral
Simptomat e keratitit mund të përfshijnë:

skuqje apo enjtje e syrit
diskomfort apo dhembje syri
sekrecione jo – normale apo lotim më të shpeshtë të syrit se zakonisht
shikim i mjegullt
ndjeshmëri ndaj dritës
ndjenjë e të pasur diçka në sy
Keni më shumë mundësi të zhvilloni keratit nëse:

mbani lente kontakti
sistemi juaj imunitar është dobësuar nga një sëmundjë apo çrregullim tjetër
lëndoni syrin tuaj, sidomos nga bimë me kimikate që mund të hyjnë në sy
përdorni ilaçe kortikosteroide, me pika për sytë për një problem ekzistues të syve
Blefariti

Blefariti është një inflamacion i kapakëve të syrit. Ky lloj inflamacioni mund të shkaktohet nga bllokimi i gjëndrave yndyrore brenda kapakut të syrit, në bazë të qerpikëve. Blefariti mund të shkaktohet dhe nga bakteriet (stafilokoku).

Simptomat me të cilat shfaqet blefariti janë:

skuqje e syve apo kapakëve të syrit
kruarje apo enjtje
djegie në sy
ndjeshmëri ndaj dritës
prodhim i më shumë lotëve se zakonisht
krusta në kapakët e syrit apo qerpikë
Uveiti

Uveiti është një inflamacion i traktit uveal (irisit, trupit ciliar dhe koroidës së syrit. Mund të shkaktohet nga alergji, infeksione virale, ekspozimi ndaj kimikateve apo dëmtime të syrit. Uveiti nuk shkakton zakonisht probleme afatgjata por nëse lihet për një kohë të gjatë pa trajtuar mund të çojë deri në humbje të shikimit.

Simptomat e uveitit përfshijnë:

skuqje të syve
dhimbje ose djegie
shikim të mjegullt
ndjeshmëri ndaj dritës
Dhjam në sy

Dhjami i kapakëve të syrit apo celuliti periorbital ndodh kur infektohen indet e syrit. Më shpesh shkaktohet nga dëmtime të syrit si gërvishtja, nga ku një bakterie si psh stafilokoku mund të futet në sy, ose nga infeksione bakteriale të strukturave të afërta siç janë infeksionet e sinuseve. Më shumë gjasa që të preken nga celuliti kanë fëmijët e vegjël.

Simptomat e celulitit mund të jenë:

skuqje e kapakëve të syrit
enjtje e kapakëve të syrit
enjtje e lëkurës rreth syve
Zakonisht nuk shfaqet diskomfort apo dhimbje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.