MENU
klinika

Serie A, Java 10

Juventus përmbys në derbi, merr vendin e dytë

05.12.2020 - 20:03

Kampionët janë rikthyer. Pikërisht atëherë kur u mendua se Juventus po mposhtej pas 5 vitesh në derbi, erdhi përmbysja 2-1 ndaj Torinos dhe tashmë bardhezinjtë gjenden në vendin e dytë.

Torino ka befasuar Juventusin pas 8 minutash duke gjetur golin e avantazhit me N’Koulu, i cili ka shfrytëzuar një goditje këndi duke u ndodhur brenda zone i pambuluar nga askush nga bardhezinjtë. Për Andrea Pirlo derbi nis në malore dhe disavantazh.

Juventus gjen golin e barazimit ndaj Torinos. Gjatë zhvillimit të goditjes së këndit, topi kthehet dhe Cuadrado godet…Festa e madhe dhe e çmendur e kolumbianit, por VAR anulon gjithçka. Bonucci ndodhet përpara portierit Sirigu, goli nuk vlen për Juventusin.

Pas disa tentativash, Juventusi ka gjetur golin e barazimit ndaj Torinos. Gjatë goditjes nga këndi të fituar me goditjen e Chiesa që ia priti portieri Sirigu, topi kthehet te bardhezinjtë dhe pas një krosimi të bukur vjen goditja me kokë e saktë e McKennie, që ishte futur në pjesën e dytë nga Pirlo.

Në frymën e fundit, atëherë kur po përgatitej shtesa pas 90 minutash. Juventusi gjen golin e fitores ndaj Torinos (2-1) duke përmbysur një ndër ndeshjet më të vështira me Bonucci. Juventus ngjitet në vendin e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN