MENU
klinika

Kriza blaugrana

Kandidati për president entuziazmon tifozët e Barçës

07.12.2020 - 13:29

Në janar janë zgjedhjet në klubin e Barcelonës dhe kandidatët po proklamojnë platformat e tyre. Victor Font, një nga kandidatët për presidencën e Barçës, siguroi që, nëse ai fiton zgjedhjet, Messi do të rinovojë dhe klubi do të ruajë privilegjin e të pasurit të më të mirit të historisë në ekip.

“Nuk është e qartë kush dhe si u morën vendimet. Disa nënshkrime ishin nga presidenti, të tjerat nga sekretari teknik, ose ndihmësi i tij, madje edhe nga disa menaxherë” – theksoi në fillim Font.

Font këmbënguli se “pasuria” e tij më e mirë elektorale do të jetë Xavi Hernández: “Ai është një aset unik në Barcelonë, por nuk mund ta mendojmë në planin afatshkurtër si trajner. E shikoj si një gurë shumë më të gjerë.

Xavi mund të përmbushë shumë funksione, për llojin e profilit të tij, udhëheqjen dhe komunikimin. Revolucioni që Cruyff bëri në kohën e tij, në fushë, duam ta kryejmë edhe tani në klub”. Font, gjithashtu premtoi t’u japë anëtarëve më shumë kapacitet vendimmarrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Messi vendosi rekord negativ

Barcelona, starti më i keq pas 33 viteve