MENU
klinika

Karl Jung

“Kush jam unë?”

21.12.2020 - 17:00

         Thëniet e Karl Jungut janë një dhuratë e çmuar, që na lejojnë të lundrojmë jo vetëm në thellësitë e shpirtit tonë, por në përgjithësi edhe në ato të njerëzimit. Ato janë fraza që të ftojnë në reflektimin më personal, pilula mençurie mbi mitologjinë, humanizmin, psikologjinë dhe spiritualitetin, duke mos lënë askënd indiferent./Konica.al

Karl Gustav Jung ishte një nga psikiatrit dhe mendimtarët më të njohur në histori. Një studiues i palodhur, që u kujdes të kuptonte specificitetin e natyrës njerëzore, i cili besonte se psikologjia ishte një mjet themelor për qenien njerëzore. Jung prezantoi psikologjinë analitike si një perspektivë për të hyrë në thellësitë e universit të pavetëdijes dhe për të bërë të vetëdijshme atë që fshihet brenda nesh. Nga komuniteti akademik i kohë ai konsiderohej më shumë një mistik, sesa një shkencëtar.

Ishte gjithashtu autor i veprave të shumta, si: “Njeriu dhe simbolet e tij”, “Arketipet e pavetëdijes kolektive dhe ndërgjegjja kolektiv” ose “Psikologjia e pavetëdijes”. Veçanërisht “Libri i kuq” (ose “Liber Novus”), që e shkroi midis viteve 1914 dhe 1930 dhe e botoi pas vdekjes. Është një dorëshkrim i paplotë, në gjysmë të rrugës midis psikologjisë, misticizmit dhe profetikës.

Pa dyshim, Jung la një trashëgimi të shkëlqyer, që ne mund ta kujtojmë me disa nga frazat e tij më të mira.

“Takimi i dy personaliteteve është si kontakti midis dy substancave kimike: nëse ka një reaksion, atëherë që të dy do transformohen”. Shkëmbimi i ideve, shkëmbimi i mendimeve ose komunikimi i ndjenjave janë vetëm disa nga pjesët e një enigme (marrëdhënia), të cilat, me kalimin e kohës, mund ose nuk përshtaten së bashku; por ato në mënyrë të pashmangshme do të sjellin ndryshime, sepse çdo përvojë që jetojmë, çdo person që takojmë, ndikon dhe përshkruan disi një pjesë të historisë sonë.

“Aty ku mbretëron dashuria, nuk ka dëshirë për pushtet dhe aty ku mbizotëron pushteti, dashuria mungon. Janë hijet e njëra-tjetrës”. Dashuria nuk shkon në sintoni me pushtetin, kjo do të thotë se nuk lë hapësirë ​​për dominim dhe nuk bashkëjeton me lojëra epërsie, aq më pak me ato të inferioritetit, apo me posedim. Të duash është shumë më tepër: është të japësh; e thënë ndryshe, një mënyrë e jashtëzakonshme për të shijuar gjithçka që jemi të aftë të japim.

“Njihni të gjitha teoritë. Zotëroni të gjitha teknikat. Sidoqoftë, për të prekur një shpirt njerëzor, thjesht duhet të jesh një shpirt tjetër njerëzor”, kjo është një nga frazat e Karl Jung që duhet ta mbajmë parasysh në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në vendin e punës.

“Kur kapërcehen edhe konfliktet më të forta, ato lënë një ndjenjë sigurie dhe qetësie që nuk prishet lehtë. Për të pasur rezultate të rëndësishme dhe të qëndrueshme, nevojitet shkatërrimi i këtyre konflikteve të forta”.

Thëniet e Jungut janë një trashëgimi e çmuar. Fjalë për t’u përdorur në udhëtimin tonë të rritjes personale, veçanërisht nëse duam t’i bëjmë pyetje vetes, të njohim veten dhe të tjerët./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I mbylli ditët e tij si aventurier

Shredinger dhe muza e tij inspiruese

90-vjeçari multidisiplinar

I endur në shumë kombe e vepra


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit