MENU
klinika

Nga vrasjet te vjedhjet me armë e shfrytëzimi i prostitucionit

Kush janë 5 të dënuarit që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë?

07.12.2020 - 13:02

Pesë persona të dënuar për vepra të ndryshme penale morën sot formularin nga Operacioni Forca e Ligjit për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë. “Panorama” mëson se bëhet fjalë për Bledar Qemalaj, Arjan Rushi, Roland Sota, Marteos Pasho, Enri (Gazmir) Ajdinaj.

Bëhet fjalë për 5 shtetas me banim në Fier e Ballsh që janë dënuar për “vrasje me paramendim”, “vjedhje me armë”, “shfrytëzim prostitucioni” e “trafikim narkotikes”, si dhe “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bledar Qemalaj banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

Arjan Rushi, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;

Roland Sota, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

Marteos Pasho, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Enri (Gazmir) Ajdinaj, banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Trafik droge, vjedhje dhe plagosje”

OFL ‘i troket’ në derë 7 të dënuarve. Kush janë?

Iu çon formularët për deklarimin e pasurisë

OFL shënjestron anëtarët e “bandave” të Shijakut e Durrësit

Ja pse ishin të dënuar!

OFL zbarkon në Fier e Lushnje