MENU
klinika

Ndeshjet luhen në Itali

Liga e Kombeve, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

03.12.2020 - 17:56

Janë përcaktuar 2 ndeshjet gjysmëfinaliste të Ligës së Kombeve, ku 4 kombëtare kanë njohur kundërshtarët e tyre. Në short morën pjesë Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja, që kanë fituar grupet përkatëse të Ligës A.

Italia do të përballet me Spanjën, ndërsa Belgjika dhe Franca do të kërkojnë mes tyre finalen. Ndeshjet gjysmëfinaliste do të luhen më 6 dhe 7 tetor të 2021, ndërsa finalja luhet më 10 tetor.

Të dyja ndeshjet do të luhen në Itali, në stadiumin “San Siro” dhe “Allianz Stadium”, me shpresën se deri atëherë do të jetë larguar pandemia dhe mund të luhen me tifozë.

6 tetor / Itali-Spanjë  “San Siro”

7 tetor / Belgjikë-Francë “Allianz Stadium”