MENU
klinika

Premier League, Java 12

Liverpool humb mundësinë për kreun

13.12.2020 - 19:42

Liverpool nuk ka arritur të përfitojë nga ndalesa e Tottenham dhe nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e Fulham-it. Reid ka kaluar në avantazh vendasit me një goditje të bukur në minutën e 25-të.

Të Kuqtë janë kundërpërgjigjur në të 79-ën me një penallti të Mohamed Salah, e akorduar pas ndërhyrjes së VAR për një prekje të topit me dorë. Egjiptiani ka shënuar të njëjtin numër golash në Premier League sa Fernando Torres dhe Eden Hazard (85).

Skuadra e Klopp kryeson renditjen me pikë të barabarta me Tottenham, ndërsa Fulham mban vendin e 17-të me 8 pikë. Kampionët humbën mundësinë më të mirë për të marrë kreun të vetëm. Ndeshja e radhës është Liverpool-Tottenham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN