Vogëlushëve që po përjetojnë ditë, ndoshta të pakuptimta për botën e tyre, festa si kjo e sotmja, mbase do t’u kujtohet si “e ndaluar”. Ata, sado të përjashtuar nga realiteti, e kuptojnë se loja dhe gëzimet me njëri-tjetrin duhet të presin…
Të gjithë fëmijët, fundjava dhe e diela në veçanti, i bashkon gjithmonë në teatrin e Kukullave. Kjo e diel, përkon me festën e këtij teatrit, që rriti dhe edukoi shumë breza, me personazhet ende shumë më të dashura për ta.
Teatri feston sot, 70-vjetorin e krijimit.
https://fb.watch/2cQ0m03NZk/
Megjithëse në një kohë të vështirë nga pandemia, shtëpia më e dashur e fëmijëve ekspozoi “historinë e teatrit”, me anë të kostumeve të vjetra dhe kukullave të dashura, që vetvetiu të kujtojnë kontributin e gjithë artistëve që vunë themelet.
Marrëdhëniet nuk shkëputen kurrë në Tetarin e Kukullave dhe këtë na e tregojnë më së miri, ata të cilët, prej vitesh u dhurojnë të vegjëlve një botë të paqtë, të bukur e plot dashuri, argëtim dhe mesazhe.
Kukullat që zgjojnë një botë me ëndrra te fëmijët, zakonisht janë ato që lëvizin me gishtërinj dhe ato të njohura, si kukulla me çorape. Teatri i kukullave është një formë teatri shumë e lashtë, e cila u regjistrua për herë të parë në shekullin V para erës sonë, në Greqinë e lashtë.