MENU
klinika

Ja data e shumëpritur!

Më në fund Anxhelina rikthehet në muzikë

09.12.2020 - 11:36

Anxhelina Hadërgjonaj po rikthehet.

Sikundër na kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur shqiptare do të debutojë fuqishëm në muzikë këtë vit dhe ne mezi po presim.

Në fillim të këtij viti bukuroshja shqiptare tregoi se këngët janë regjistruar dhe se fabulat e tyre janë mbi dashurinë e dhimbjen.

“Këngët janë gati, janë regjistruar, janë bërë klipet, por kur të vijë momenti se jane këngë kështu, për dashuri, për dhimbje…”, – ka treguar Anxhelina.

Disa javë më parë, Anxhelina ka lajmëruar se projekti i ri do të vijë shumë shpejt, teksa ka ndarë një pjesë të këngës së saj e cila na emocionoi që me rreshtat e parë që dëgjuam.

Ndërkohë më postimin e fundit në Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe nga paraskenat e klipit të ri, duke zbuluar detaje të reja.

Kështu, kënga titullohet “Precious”, që do të lansohet me 11 dhjetor në të gjitha platformat digjitale.

Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, duhet ta pranojmë se Anxhelina na ka munguar shumë përgjatë këtyre 9 viteve dhe shpresojmë mos të bëjë më pauza të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN