MENU
klinika

Nxjerr në dritë të pathënat e jetës së saj!

Më në fund! Loredana publikon albumin e ri “Medusa”

11.12.2020 - 11:04

Loredana paralajmëroi që në muajin shtator se në fund të vitit do të vinte më një album të ri, “Medusa”.

Në fillim të javës reperja ka postuar në Instagram një foto përkrah reperit gjerman Ufo361 dhe ka zbuluar se mbrëmjen e së enjtes, pa shënuar ora 00:00, do të publikojë një këngë me të dhe albumin e plotë.

Fansat e Loredanës e kanë pritur prej kohësh këtë lajm dhe më në fund dëshira e tyre u plotësua. Albumi i saj është tashmë në të tgjitha platformat online dhe pritet të bëjë bujë.

Ai përmban 11 këngë, nga të cilat 4 me videoklipe dhe intron. Këngët janë të gjitha gjermanisht dhe titullohen: King Lori, Checka, Easy, Rockstar, Naher zu mir, Kein hunger, gangster, uh uh, Alles egal, Geht schon dhe Tut mir nicht.

Loredana u shpreh disa javë më parë se nëpërmjet këtij albumi “Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë.”- duke sqaruar se ky nuk është thjesht tekst kënge, por jeta e saj gjatë 18 muajve të fundit.


Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar edhe bashkëpunimin me Ufo 361, një këngë ritmike hip-hop. Muzika është realizuar nga producentët: Anton Behmer, Lukas Wohlatz, Ghoufrane Bouzergoun, Abudi El, kurse tekstin e ka shkruar Loredana me UFo361.

“Kein Hunger” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë realizuar në Gjermani.

Reperja ka shënuar një sërë suksesesh në karrierën e saj gjatë 2020-tës dhe ditën e djeshme u rrëmbeu zemrat të gjithëve me një gjest fisnik.

Gjatë eventit më të madh të bamirësisë në Gjermani, Loredana vendosi të dhurojë plot 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. Ajo u shpreh se është nënë vetë dhe se dëshiron që mamatë në të gjithë botën të kenë të njëjtën mundësi si ajo që të shohin fëmijët e tyre duke u rritur. (Kliko)

Ndërkohë kujtojmë se nga ana tjetër ajo dhe Mozzik konfirmuan ribashkimin gjatë dokumenarit biografik të Loredanës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja publikon foto

Ja si duket Loredana pa make up