MENU
klinika

Këngëtarja publikon foto

Ja si duket Loredana pa make up

14.06.2019 - 17:43

Reperja Loredana Zefi vazhdon të jetë shumë e komentuar në media.

Ajo bëri të ditur së fundmi se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, që do të vijë së shpejti dhe do të jetë në gjuhën gjermane.

Së fundmi, Loredana publikoi në InstaStory disa imazhe të reja, ku e shohim të shfaqet pa makijazh.

Ajo u ka treguar fansave pamjen e saj natyrale, duke bërë të ditur se si duket në një ditë të zakonshme.

Loredana përndryshe muajve të fundit ka qenë një prej emrave më të përfolur, kjo për faktin se ajo u përball me akuza të rënda nga një çift zviceran për zhvatje parash, kanosje dhe vënie në lajthitje.

Lidhur me këtë temë ajo ka nisur procedura gjyqësore, teksa ka angazhuar avokatin e njohur kosovar, Tomë Gashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skandali vazhdon, e padit edhe avokati

U arrestua për mashtrim, reagimi i parë i Loredanës