MENU
klinika

La Liga, Java 12

Messi kthehet te goli, i jep fitoren Barcelonës

13.12.2020 - 22:58

Barcelona i rikthehet suksesit në kampionat dhe për këtë mendon Lionel Messi. Ka mjaftuar goli i vetëm i argjentinasit në fitoren 1-0 në “Camp Nou” ndaj Levantes. Një sukses që qetëson për momentin ambientin blaugrana.

Goli është shënuar në minutën e 76-të. Argjentinasi, i cili nuk shënonte prej dy ndeshjesh, ka tundur rrjetën me një ngjuajtje të bukur me të majtën. Asistin e ka dhënë Griezmann, shoku i skuadrës me të cilin Leo duket se nuk ka marrëdhënie të mira, sipas shtypit spanjoll.

Pas golit Barcelona ka pasur edhe 3 raste të mira shënimi, por në fund ka rrezikuar. Gjithsesi, 3 pikë me shumë vlerë në këtë stacion të garës, teksa Barcelona është ngjitur në vendin e tetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN