MENU
klinika

E thonë shifrat

Milan, ekipi më i mirë për vitin 2020 në Itali

22.12.2020 - 17:19

Milan është skuadra e momentit në Serie A, por edhe ekipi me ecurinë më të mirë gjatë këtij viti kalendarik. Kuqezinjtë kanë grumbulluar më shumë pikë në vitin 2020 në Itali, kjo e ndikuar edhe nga starti fenomenal i këtij sezoni. Skuadra e Stefano Piolit është e pamposhtur që prej 8 marsit, në atë humbje në shtëpi ndaj Genoa-s.

Me një ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit, Milan mban edhe rekordin për më më shumë pikë të grumbulluara në një vit kalendarik. Në 34 takime, Milan ka fituar 76 pikë, duke pasur një mesatare të frikshme prej 2.2 pikësh për ndeshje.

Inter është skuadra e dytë në bazë të rezultateve të këtij viti. Zikaltrit janë 2 pikë më lart se Juventus dhe Atalanta, që gjithsesi, kanë edhe një ndeshje më pak për të zhvilluar. Ekipi që ka grumbulluar më pak pikë në këtë vit është Torino. Duke përjashtuar skuadrat që janë ngjitur dhe ato që zbritën ka marrë 26 të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin