MENU
klinika

Një klub me asnjë rast

Serie A, shkon në 124 numri i të infektuarve

22.12.2020 - 13:05

Tre rastet e fundit pozitive me Covid-19 në klubin e Cagliarit, përkatësisht Klavan, Aresti dhe Cabras, e çojnë në 124 numrin e futbollistëve të Serie A të prekur nga virusi famëkeq që nga fillimi i epidemisë.

Këtu janë të përfshirë edhe rastet e paspecifikuara të Lazios, me Strakoshën që e konfirmoi vetë trajneri Inzaghi pas fitores me Napolin. Ishte kjo periudhë 20 ditore e portierit shqiptar që e la jashtë dhe humbi vendin e titullarit. Gjithashtu në numrin e përgjithëm të të prekurve janë edhe 3 rastet pozitive të rreme, Hakimi, Mancini dhe Gosens.

Numrin më të madh gjatë këtij viti të prekur nga Covid-19 e ka Genoa, plot 18 futbollistë. Të gjithë të shëruar, për fat të mirë, por që natyrisht që ka ndikuar jo pak në ecurinë e ekipit, që ndodhet në vend të parafundit me 7 pikë.

Bie në sy klubi i Udineses që duke nisur nga shkurti e deri ditën e sotme, nuk ka asnjë rast të prekur nga coronavirusi në radhët e futbollistëve. Krahasuar me periudhën e sezonit të kaluar, Udinese ka rikuperuar 8 pozicione në renditje.

Të 20 klubet e Serie A azhornojnë me emrat e futbollistëve listën e prekurve nga Covid, përjashto Parmën dhe Torinon, që vetëm tregojnë numrin dhe emrat. Deri më tani 7 lojtarë rezultuan pozitivë nga Parma dhe 6 nga Torino. Sa u përket futbollistëve shqiptarë që luajnë në Serie A, vetëm Gjimshiti nuk është infektuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin