MENU
klinika

"Zana"

Në Amazon Prime & Vimeo edhe filmi kosovar

18.12.2020 - 13:29

         Me regji nga Antonta Kastrati, një film tashmë me një sukses edhe përtej kufijve kombëtar, “Zana” për herë të parë bëhet pjesë e platformës online në Amazon Prime video dhe Vimeo.

Po ashtu, është bërë e ditur se së shpejti, do të jetë edhe në ITUNES, si dhe të tjera në platforma.

Filmi trajton një temë shumë delikate.

Personazhi kryesor, interpretuar nga Adriana Matoshi, e përhumbur nga e kaluara, e shtypur prej kohësh dhe nën trysninë e familjes për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin.

Historia e një gruaje kosovare, që përpiqet të pajtojë pritjet e mëmësisë, me një brutalitet të trashëguar nga koha e luftës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një familjeje në luftë, frymëzon hyrjen e Kosovës në “Oscars”

“Zana” rrëmben hapësirë në mediat ndërkombëtare