MENU
klinika

Dominon Bayern

Nga lojtari te goli i vitit, FIFA tregon kandidatët

11.12.2020 - 19:08

Më 17 dhjetor FIFA do të shpallë vlerësimet e vitit. Ceremonia “The Best” këtë vit merr vlerë më të madhe, pasi nuk është dhënë as çmimi “Topi i Artë” nga France Football. Gjashtë nga mbrëmja gala, FIFA ka publikuar finalistët për çmimet e vitit 2020.

Për “Lojtarin më të mirë të vitit”, janë tre finalistë: Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski dhe Lionel Messi. Besohet se sulmuesi polak do ta fitojë këtë vit, duke parë performancën me Bayern, që fitojë tripletën.

Për “Trajnerin më të mirë të vitit”, kandidatët janë: Marcelo Bielsa (Leeds, Hans-Diter-Flick (Bayern Munchen) dhe Jurgen Klopp. Edhe këtu mendohet se një pjesëtar i Bayern do ta fitojë, bëhet fjalë për Flick, që në 1 vit e një muaj në drejtim ka pësuar vetëm 2 humbje dhe 2 barazime.

Për “Portierin më të mirë të vitit”, janë përzgjedhur: Alisson, Manuel Neuer dhe Jan Oblak. Sërish një bavarez është favorit absolut për ta rrëmbyer këtë trofe, pasi mjafton të kujtojmë pritjet e tij në finalen e Champions League për ta vërtetuar meritën e tij.

Për çmimin “Pushkash, goli i vitit” janë tre finalistët: Giorgiande Arrascaeta,  Heung-Min Son dhe Luis Suarez. Të tre golat janë të bukur, këtu varet nga votimi që kanë bërë personat e autorizuar.

Në ceremoni do të zgjidhet edhe futbollistja më e mirë femër dhe trajneri më i mirë i ekipeve të femrave. Gjithashtu në fund do të përzgjidhet formacioni më i mirë i vitit, ku mendohet 4 deri në 5 lojtarë të jenë nga Bayern Munchen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN