MENU
klinika

Europa League

Përmbysje spektakolare e Milan, ndalet Tottenham

03.12.2020 - 21:00

Kanë përfunduar ndeshjet e pesat në grupet e Europa League, ku në shumë grupe janë mësuar skuadrat e kualifikuara. Spikat përmbysja spektakolare e Milanit, që nga 0-2, në fund arrin fitoren 4-2 ndaj Celtic.

Në harkun kohor të 14 minutave kuqezinjtë e gjejnë veten në disantazh të dy golave (Rogic 7’ e Edouard 14’). Por më pas vjen furia milaniste. Në 24 Calhanoglu ngushton në 1-2 me një goditje dënimi perfekte, ndërsa 2 minuta më pas Castillejo barazon 2-2.

Me të nisur pjesa e dytë, Hauge bën lëmsh të gjithë mbrojtjen skoceze dhe realizon një gol shumë të bukur. Minuta e 50-të dhe 3-2 për Milan. Vulën fitores do t’ia vinte Diaz në 82’ pas asistit fantastik të Hauge. Milan në vend të dytë i kualifikuar pas fitores 2-1 të Lille ndaj Sparta Prague.

Tottenham ndalet 3-3 me austriakët e LASK. Miqtë u befasuan në pjesën e parë, por Bale në limit barazon. Son kthen rezultatin në fillimin e së dytës. Vendasit nuk dorëzohen dhe barazojnë, por Dele Alli kalon sërish në avantazh me penallti. Kur Tottenham u mendua se fitoi, LASK barazon në 93’. Gjithsesi, anglezët kualifikohen.

Në ndeshjet e tjera spikat humbja e Leicester në Ukrainë me Zorya. Një humbje pa problem, pas Dhelprat janë kualifikuar. Në përgjithësi skuadrat pretendente janë kualifikuar për në fazën tjetër, ose u mjafton nga një pikë.