MENU
klinika

Studimi

Përse disa njerëz nuk i pëlqejnë përqafimet?

17.12.2020 - 10:04

Përqafimet janë të bukura apo jo?! Mirëpo jo të gjithë i pëlqejnë.

Shumë prej nesh mund të sikletosen kur kjo ndodh madje edhe të ngrijnë në vend.

Suzanne Degges-White e cila është profesoreshë në universitetin Northern Illinois është shprehur se prirja jonë për t’u përfshirë apo jo në kontaktet fizike lidhet me përvojat e hershme që në fëmijërinë tonë.

Young mother, holding her sick toddler boy, hugging him at home, sunny living room

Një studim i vitit 2012 doli në përfundimin se njerëzit që ishin edukuar dhe mësuar me përqafimet e vazhdojnë këtë sjellje dhe janë më emocionalë.

Degges-White ka shtuar se fëmijët që nuk kanë patur afrimitet fizik me njerëzit në vitet e para të jetës, nuk ndihen rehat edhe pas shumë viteve.

Nëse prindërit nuk janë treguar të afërt fizikisht me fëmijët, këta të fundit do të kenë të njëjtën sjellje me fëmijët e tyre.

Megjithatë ky rast mund të ketë edhe rezulate të kundërta, pasi shumë fëmijë që e kanë ndjerë mungesën e përqafimeve në vitet e para të jetës së tyre, rriten për të qenë njerëz shumë të afrueshëm.

Burimi: The Independent