MENU
klinika

E thonë shifrat

Sergio Ramos bëhet mbreti i Madridit

12.12.2020 - 13:48

Është mbrojtësi me më shumë gola në histori, por sonte Sergio Ramos do të thyejë një tjetër rekord. Ai lindi në Camas, më shumë se 500 kilometra larg nga Madridi, por sot bëhet “mbreti” i ndeshjes më tradicionale në kryeqytetin spanjoll, një duel që arrin numrin 202.

Në 42 prej tyre ka qenë i pranishëm Sergio Ramos, i cili do të kthehet si kapiteni Real Madridit kundër rivalit të përjetshëm ndërqytetas. Katra e bardhë do të luajë sot derbin e tij të 43-të në Madrid, më shumë se kushdo tjetër në historinë e kësaj përballjeje, që ka nisur më 1929.

Ramos bëri debutimin e tij si “madridista” kundër Atletico në “Calderón”, në fitoren 0-3 për Real Madridin (dopietë e Ronaldos dhe autogol i Perea), në sezonin 2004-2005.

Para tij, shumë ishin futbollistët e të dyja skuadrave që “specializoheshin” në ndeshjet e rivalitetit maksimal të Madridit, të tillë si “rojiblancos” Adelardo (35 derbi), Enrique Collar (36) apo “madridistas” Pirri (35), Santillana dhe Míchel (36).

Maja u arrit nga dy futbollistë, të cilët vendosën një rekord, që dukej i pakrahasueshëm. Paco Gento dhe Manolo Sanchís, dy profesionistë me jetë të gjatë dhe gjithmonë të veshur me të njëjtën fanellë, luajtën nga 42 herë kundër Atletico madrid, duke vendosur një shenjë që Ramos i janë dashur 15 sezone për ta arritur dhe sonte ta kapërcejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN