MENU
klinika

Premier League, Java 15

Vardy ndal United, Leicester mbron vendin e dytë

26.12.2020 - 15:30

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 15-të në Premier League. Është mbyllur në barazim 2-2 mes Leicester dhe Manchester United. Djajtë e Kuq kanë qenë shumë afër një fitoreje, që do t’i kishte çuar vetëm dy pikë larg kreut.

Goli i Jamie Vardy-t në minutën e 85-të ka prishur festën e miqve dhe Fernandes. Portugezi, në fakt, shënoi golin e avantazhit 2-1 për të tijtë në minutën e 79-të, duke u bërë mesfushori i parë në pesë kampionatet kryesore të Europës që shënon 10 gola në këtë sezon.

Golat e tjerë të sfidës janë shënuar nga Rashford (23′) dhe Barnes (31′). Leicester mbetet në vendin e dytë me 28 pikë, i ndjekur nga United me 27. Një mundësi e Liverpool për t’u shkëputur në krye.