MENU
klinika

Flet ish-mjeku i tij

“Vdekja e Maradonës duket si vetëvrasje”

21.12.2020 - 17:06

Version tjetër për ndarjen nga jeta e Diego Armando Maradonës, të paktën kështu thotë ish-mjeku i tij. Më 25 nëntor Maradona humbi jetën pas një arresti kardiak që ka lënë shumë dyshime pas, teksa ende janë duke u hetuar shkaqet të cilat çuan në fatalitet.

Së fundmi, një variant i ri lidhur me vdekjen e argjentinasit ka ardhur nga një doktor që Maradonës i ka shërbyer nga viti 1977 deri në vitin 2017. Bëhet fjalë për Alfredo Kahe, i cili beson se vdekja e Maradonës ka qenë më shumë “vetëvrasje”, duke e shpjeguar me idenë se ai mund të ketë ndaluar ushqimin apo marrjen e ushqimeve si pasojë e depresionit.

“Mua nuk më duket sikur bëhet fjalë për një atak të thjesht kardiak. Disa ditë para vdekjes së tij, kam folur me një nga ish-të dashurat e tij me të cilat ai ka edhe një fëmijë dhe më tha se Diego ishte i lodhur me jetën dhe nuk po duronte më.

Pas operacionit ai ka qëndruar vetëm në dhomë, të gjithë këto evente mund të kenë ndikuar. Njëherë Maradona tentoi vetëvrasjen kur ishim në Kubë. Përplasi makinën me autobusin megjithatë shpëtoi. Kur e pyeta nëse donte të vetëvritej, më tha se ndoshta një ditë…

Megjithatë, unë e takova Maradonën kur ishte në spital pas operacionit në tru dhe shërbimi ndaj tij ishte skandaloz. Kishte neglizhencë, mungesë eksperience etj…Në klinikë nuk e pashë që për atë të kishte një plan, apo të ndiqej afër nga një infermier. Ai duhej të qëndronte në spital dhe jo në një shtëpi e cila nuk ishte e përgatitur për të”, – u shpreh doktori Kahe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN