MENU
klinika

Vrasja e çiftit nga Vlora/ Pse akuzohet shqiptarja?

Policia arreston ish-të dashurën e djalit

22.12.2020 - 10:04

Policia në Itali i ka vënë prangat ish të dashurës së Taulant Pashos, djali në kërkim ndërkombëtar i çiftit nga Vlora, që u gjetën të masakruar e copëtuar në 4 valixhe, midis burgut Sollicciano në Firence dhe superstadës Florence-Pisa-Livorno.

Vajza, 36-vjeçare, me kombësi shqiptare si viktimat, ishte personi i fundit që i kishte takuar Shpëtim dhe Teuta Pashon, raportojnë mediat italiane.

Ish e dashura e djalit të viktimave u arrestua me akuzën e vrasjes.

Prokurorja Ornella Galeotti, kishte lëshuar një urdhër arrest për Elona Kalesha, 36 vjeç me kombësi shqiptare, e cila deri para disa vitesh jetonte së bashku me djalin e çiftit Pasho.

Gruaja akuzohet për vrasje, fshehje dhe copëtim të kufomave të Shpetim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej vitit 2015 kur shkuan në Firence për të pritur që një nga tre fëmijët e tyre, Taulanti, të dilte nga burgu Solliciano ku ai po vuante dënimin për tregtinë e drogës.

Elona gjithashtu kishte një të shkuar penale për drogë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN