MENU
klinika

Ligue 1, Java 21

Shpërthen sulmi i PSG me Mbappe-Neymar-Icardi

22.01.2021 - 22:59

PSG ka vijuar me ecurinë e fitoreve në kampionat, e treta e radhazi, duke fituar bindshëm 4-0 në shtëpi ndaj Montpellier dhe duke mbajtur vendin e parë në renditje.

PSG ka kaluar në avantazh ndaj Montpellier në 34’ dhe ai që realizon është Mbappe. Më herët, sulmuesi francez kampion bote kishte detyruar portierin kundërshtar të shkaktonte faull si lojtari i fundit dhe pas ndërhyrjes së VAR u dha i kuqi. Fillimisht arbitri e kishte ndëshkuar me të verdhë duke korrigjuar vendimin më pas.

Kanë mjaftuar 3 minuta në pjesën e dytë në harkun e të cilave treshja e sulmit Neymar, Icardi dhe Mbappe të shënojnë radhazi. Fillimisht ishte Mbappe që dha asist për Neymar, më pas Icardi në qendër të zonës gjeti golin dhe e mbylli Mbappe këto 180 sekonda duke çuar shifrat në 4-0. Në fakt, kaq mbyllet i gjithë takimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN