MENU
klinika

Nga filmi në realitet

Aktori i serialit të njohur për botën e krimit arrestohet për drogë

19.01.2021 - 10:58

Aktori italian Salvatore Abbruzzese, i cili ka luajtur në filmin “Gomorra”, është arrestuar në Scampia për shpërndarje droge. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa u shiste drogë disa klientëve. Mediat italiane, shkruajnë se Salvatore Abbruzzeses, iu gjet në zotërim heroinë dhe kokainë.

Në kohën e xhirimeve të filmit, ai ishte 13 vjeç dhe luante rolin e Totos, djaloshi që i bënte pazarin Marias, e interpretuar nga Maria Nazionale. Por pastaj, gjatë filmit, ai doli kundër saj, duke u detyruar ta ekzekutonte, sepse gruaja ishte anëtare e një klani rival në Napoli.

Pas debutimit të tij në “Gomorra”, i nominuar për “Palmën e Artë” në Kanë dhe fitues i Çmimit të Madh të Jurisë, Abbruzzese ka luajtur disa role të tjera të vogla në filma të tjerë. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që aktorë të serialit të famshëm në Itali, përfundojnë në pranga.

Para Abbruzzeses, kanë qenë shtatë aktorë të “Gomorra”-s, bazuar në romanin me të njëjtin emër nga shkrimtari i njohur, Roberto Saviano, të ciët kanë përfunduar në burg për krime të ndryshme, duke u shndërruar në një mallkim të vërtetë për filmin aq të famshëm, që tregon jetën kriminale të bandave të drogës në qytetin e Napolit.

Midis tyre, ka qenë Pjamaa Azize, i cili në disa skena kishte luajtur pjesën e një shpërndarësi të lëndëve narkotike, aktivitet për të cilin u arrestua edhe në të vërtetë. Pastaj Nicola Battaglia gjithashtu përfundoi në burg në vitin 2018, si i akuzuar për tregti të drogës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN