MENU
klinika

1880...

“Allvanosët”: Familja shqiptare në Korfuz

31.01.2021 - 14:08

        Fotografia e publikuar nga historiani Arben Llalla: Familje shqiptare në Korfuz”, daton në vitin 1880 dhe është poshtëshënuar në gjuhë greke. Shqiptarët e Korfuzit, janë pjesë e popullsisë shqiptare që jeton në Greqi, me mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika.

Ruajtja e gjuhës shqipe nga shqiptarët e Greqisë, ka qenë një ndër sfidat kryesore. Bazuar në dokumente apo dëshmi të shumta, studiuesi Arben Llalla vëren:

“Kur u vendosën në fshatrat e rinj në tokën greke, pas vitit 1922, allvanosët apo arvanitasit, siç i quajnë shpeshherë grekët shqiptarët që u shpërngulën nga Turqia për në Greqi, nuk kishin marrëdhënie të mira me fshatrat fqinje që banoheshin nga grekët. Ata nuk merrnin dhe as jepnin nuse me njëri-tjetrin. Të moshuarit kujtojnë që, kur thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre, ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Sipas mësuesve grekë, kjo bëhej për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, që vinin nga familjet shqiptare. Shpeshherë, fëmijët shqiptarë ziheshin me grushta e dru me fëmijët grekë, kur këta të fundit e quanin gjuhën shqipe gjuhë evgjite apo gjuhë turke”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkrimtari grek: Historia është histori!

“Arvanitasit as nuk flisnin greqisht”


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët