MENU
klinika

Pritet reagimi i FSHF

Çfarë po ndodh, Reja do të drejtojë edhe Napolin?

26.01.2021 - 19:55

Një raportim vjen nga mediet italiane. Edy Reja është gati të ulet në pankinën e Napolit deri në fundin e këtij sezoni. Lajmi vjen nga përtej Adriatikut ku prej disa ditësh po diskutohet e ardhmja e Rino Gattusos në pankinën e ekipit.

Humbja në Superkupë ndaj Juventusit dhe më pas ajo në kampionat përballë Veronës, ka tronditur rëndë pankinën e ish-mesfushorit italian me presidentin De Laurentiis që raportohet se ka nisur kërkimin për teknikun e të ardhmes.

Plani i tij fillestar përfshinte Rafa Benitez, por tashmë ka dalë në skenë emri i Edy Rejas. Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka lidhje të ngushtë me De Laurentiis, i cili pak vite më parë e punësoi që t’i ndërtonte komplet sistemin e akademisë, pasi i kishte lënë mbresa puna që kishte bërë me ekipin e parë.

Të dy vazhdojnë të kenë kontakte të shpeshta dhe sipas mediave italiane, De Laurentiis po e projekton Rejan si trajnerin që do të mbyllë sezonin nëse shkarkohet Gatuzo. Edhe tekniku raportohet se është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë, paralelisht me drejtimin e Shqipërisë.

Sigurisht, nuk është një situatë që zgjidhet lehtë pasi ky variant nuk pëlqehet nga FSHF me të cilën Reja është nën kontratë, pasi do të shpërqendronte trajnerin në detyrën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”