MENU
klinika

Premier League, Java 20

City me “5 yje” dhe merr kreun, përmbys Arsenal

26.01.2021 - 23:12

Manchester City merr sërish kreun e renditjes, të paktën provizorisht. Sitizens fituan 5-0 në fushën e West Bromwich, ku shkëlqeu turku Gundogan me dy gola dhe ku katër të tillë u shënuan në pjesën e parë.

Cancelo, Mahrez dhe Sterling kanë qenë autorët e golave të tjerë për ekipin e Pep Guardiola. Qytetarët mbajnë vendin e parë me 41 pikë, ndërsa WBA mbetet në të parafundit me 11.

Triumfon edhe Arsenal në transfertë, duke përmbysur 3-1 në fushën e Southampton. Tri pikë me shumë vlerë për londinezët, që tashmë ngjiten në vendin e tetë, 5 pikë larg zonës së Champions.

Arsenal është hakmarrë për eliminimin nga Kupa e Anglisë që Shenjtorët i shkaktuan Topçinjve tri ditë më parë. Ndeshja e luajtur në St Mary Stadium ka nisur shumë keq për miqtë, duke parë se Armstrong ka kaluar në avantazh vendasit pas vetëm 3 minutash.

Topçinjtë kanë barazuar takimin me Pepe (8′) dhe kanë përmbysur rezultatin me Saka (39′). Lacazette (72′) ka siguruar tri pikët për londinezët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN