MENU
klinika

Dyshimet e para të policisë

Gjendet në rrugë një person i pajetë

28.01.2021 - 08:29

Një person i identifikuar si Hekuran Gjoka 53 vjeç është gjetur pa shenja jete në Sarandë. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur në lagjen nr.1 të qytetit. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Viktima është banor i fshatit Vane në Delvinë dhe nga këqyrja e trupit rezulton që nuk ka shenjë dhune.

Ndërkohë trupi i viktimës është transportuar për në morgun e spitalit të qytetit.