MENU
klinika

Surprizat

Goditje katërshe e Skënderbeut në merkato

11.01.2021 - 22:05

Skënderbeu e ka seriozisht për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Klubi korcar ka arritur që të hapë përsëri merkaton e futbollistëve, duke mbyllur detyrimet që kishte ndaj ish-futbollistëve, për të mundësuar zhvillimin e transferimeve.

Trajneri Ahmataj kishte premtuar se të hënën do të bëheshin zyrtare afrimet e reja dhe kjo është bërë realitet sot, me katër emra që janë prezantuar nga klubi. Vangjel Zguro është lojtari me eksperiencë që kanë afruar korçarët.

Zguro, pasi bëri mjaft mirë në Superiore, vitet e fundit i ka kaluar në futbollin amerikan. Ndërsa të tjerët janë emra të rinj me shumë perspektivë. Një prej tyre është Leard Sadriu, i cili në vitet e fundit ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe gjithashtu bën pjesë në përfaqësuesen U-21 të Kosovës.

Përkrah tyre janë edhe mesfushori 18-vjeçar Melos Bajrami, një lojtar që vjen nga radhët e klubit të Ballkanit në Kosovë, me të cilin korçarët kanë bashkëpunim, si dhe qendërmbrojtësi ganez Agbodzi Abi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN