MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Gol dhe 2 asiste, Manaj shkëlqen me Barcelonën

10.01.2021 - 23:17

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor i fitores 4-0 të Barcelonës B ndaj Badalonës në ndeshjen e parë në kampionat për vitin 2021. Sulmuesi shqiptar ka bërë gjithçka në këtë sfidë, duke dhënë dy asiste, duke sjellë kartonin e kuq të portierit kundërshtar e në fund duke lënë shenjën e tij me gol.

Titullar si zakonisht në radhët e skuadrës katalanase, Manaj është bërë protagonist në aksionet e dy golave të parë duke dhënë pasimet e fundit për shokët e skuadrës që dërgonin topin në rrjetë.

Në minutqn e 72-të, ai detyroi portierin kundërshtar që të dilte nga zona e tij dhe t’i bënte faull, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Ndërsa në minutën e 87, pas një penalltie të fituar nga Barcelona, ai u shfaq te pika e bardhë dhe me goditjen e tij dërgoi sferën në rrjetë, për rezultatin 3-0.

Në minutën e 90 trajneri vendosi ta nxirrte nga fusha e lojës ndërsa pak çaste më vonë, Barcelona B shënoi edhe golin e 4-0 që e ngjiti në vendin e dytë në renditje, mes pretendentëve për ngjitje në kategorinë e dytë spanjolle.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN