MENU
klinika

Goli i parë për këtë sezon

Mesfushori kuqezi u shënon kampionëve të Turqisë

10.01.2021 - 15:53

Ndonëse ka ndërruar kampionat, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, vijon me paraqitjet e mira. Ai ka gjetur golin në ndeshjen e kampionatit turk, Ankaragucu-Basaksehir.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, që zgjati vetëm tri minuta pasi sulmuesi i Kombëtares vendosi barazpeshën me anë të një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit, duke shënuar për Ankaragucu.

Ky ishte goli i parë për Çekiçin në elitën e futbollit turk, teksa u transferua në merkaton e kaluar nga Olimpija e Ljubjanës. Tek ekipi turk, 24-vjeçari është duke u aktivizuar me vazhdimësi dhe goli i sotëm i jep edhe më shumë vlerë performancave të tij.

Për fat të keq, ekipi i tij u mposht 1-2. Por vetë Çekiçi u zëvendësua në minutën e 55-të. Vetëm 1 minutë më pas skuadra e mesfushorit shqiptar u ndëshkua. Gjithsesi, Basaksehir këtë sezon është dobët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e vlerave të kartonëve

Tani Kombëtarja shqiptare vlen mbi 100 mln euro