MENU
klinika

"Meritojnë respektin më të lartë"

Hoti e feston natën e ndërrimit të viteve me policët e Rahovecit

01.01.2021 - 10:14

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka festuar natën e ndërrimit të viteve me policët e Rahovecit, të cilët si shumë kolegë të tyre anë e mbanë botës janë të detyruar të kalojnë këtë ditë të vecantë në shërbim të qytetarëve.

Hoti nuk harron të përmendë bluzat e bardha që gjithashtu kanë qenë në shërbim të qytetarëve në këto ditë të vështira të vitit.

Për të, janë këto kategori që krahas të tjerave, meritojnë respekt dhe dinjitet maksimal.

Shënimi i Hotit

Orën finale të ndërrimit të moteve e kalova me policët e stacionit në Rahovec. Duke i uruar këta zyrtarë policor, dëshiroj të uroj të gjithë policët të cilët sonte, në këtë natë feste, janë në shërbim të qytetarëve, krahas mjekëve e infermierëve, zjarrfikësve dhe të tjerëve.

Ka qenë vit i vështirë për të gjithë dhe policia e jonë edhe një herë ka provuar se meriton respektin më të lartë për shërbimin ndaj qytetarëve.