MENU
klinika

"Europa është krah partnerëve"

Komisioneri Varhelyi: Të sigurohen sa më shpejt vaksinat në Ballkanin Perëndimor

25.01.2021 - 12:03

Komisioneri europian për zgjerim, Oliver Varhelyi përmes një postimi në Twitter shkruan se BE i qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor përsa i përket luftës kundër koronavirusit.

Ai shkruan se është një nevojë thelbësore për sigurimin e shpejtë të vaksinave në këtë rajon.

“Në Këshillin Europian sot duke përfaqësuar Komisionin Europian. Në luftën kundër COVID19, BE i qëndron pranë partnerëve të saj në  Ballkanin Perëndimor dhe në rajon.

Theksoj nevojën për të siguruar qasje të shpejtë në vaksinat në rajonet Ballkanit Perëndimor. Nënvizoj gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalnyi” – shkruan Varhelyi.

Edhe më herët komisioneri Oliver Varhelyi ka reaguar pas kritikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sjelljen e BE me çështjen e vaksinave për rajonin. Ai dha lajmin se unioni ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-COVID për vendet e Ballkanit.

Kryeministri Rama ka kritikuar ashpër mënyrën se si BE nuk tregoi solidaritet për vende e Ballkanit për çështjen e vaksinimit. Ai e ka konsideruar këtë vendimmarrje absurde, të papranueshme moralisht, të pakuptueshme politikisht, të pajustifikueshme edhe logjikisht.