MENU
klinika

Bundesliga, java 14

Leverkusen e nis keq vitin, ringrihet Gladbach

02.01.2021 - 17:27

Bundesliga ka luajtur sot javën e 14-të. Spikati humbja e Bayer Leverkusen 2-1 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt. Vendasit fituan me përmbysje, me nga një gol për secilën pjesë. Leverkusen pëson humbjen e dytë sezonale, mban vendin e dytë provizorisht.

Pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore, Borussia Monchegladbach rikthehet te suksesi, duke triumfuar 0-1 në transfertë ndaj Arminia Bielefeld. Gladbach ngjitet në vendin e shtatë, tani vetëm 3 pikë larg zonës Champions.

Duket se sot ishte dita e skuadra udhëtuese, pasi edhe Freiburg fitoi 3-1 në fushën e Hoffenheim, 2-0 fiton Union Berlin në Bremen dhe 1-0 Augsburgu në fushën e Koln.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN