MENU
klinika

Për çfarë është rënë dakort?

Marrëveshja e plotë mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

14.01.2021 - 18:17

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Iniciativa e Vjosa Osmanit kanë nënshkruar sot marrëveshje për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Marrëveshja e plotë e tyre është siguruar mediat vendase, ku tregohen të radhitura të gjitha temat për të cilat janë kanë rënë dakord Osmani dhe Kurti.

Ato përfshijnë arsimin, shëndetësinë, diplomacinë dhe fusha të tjera.

“Prioritizim të rishkimit funksional të sistemit të drejtësisë me vettingun si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejt luftimit të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. Prioritizim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, duke i orientuar investimet dhe planifikimin buxhetor kah sektorit i shëndetësisë, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi, investimi në kapital njerëzor, nxitje të prodhimit vendor, me qëllim të përqafimit të një koncepti zhvillimor ekonomik të qëndrueshëm e invovativ”, thuhet në marrëveshje.

Gjithashtu, Kurti dhe Osmani kanë rënë dakord që te ketë persona të kualifikuar, kompetentë dhe me integritet dhe që do të udhëheqin këto digasteret.

“Përkushtim të plotë që personat që do të udhëheqin digasteret qeveritare të jenë të kualifikuar, kompetentë dhe me integritet dhe se do të ketë pajtim në mes të palëve lidhur me emrat që do të udhëheqin këto digastere, bazuar në kriteret e mësipërme”, thuhet në marrëveshjen e siguruar nga T7.

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani do të garojë për presidente si kandidate e përbashkët e koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma. Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani gjatë deklaratës që mbajti së bashku me Albin Kurtin. Më 6 janar, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani shpalli zgjedhjet e parakohshme për 14 shkurt. Osmani, po ashtu, përmes një dekreti shpërndau edhe Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar më 21 dhjetor se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak se nuk kishte pasur votat e nevojshme prej 61 sa kërkohen për t’u zgjedhur një qeveri. Kjo pasi, për këtë qeveri kishte votuar Etem Arifi, vota e të cilit u shpall e pavlefshme sepse ndaj tij kishte një aktgjykim të formës së prerë për dënim prej më shumë se një viti burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN