MENU
klinika

Serie A, Java 15

Milan vuan në transfertë, mban kreun me 10 vetë

03.01.2021 - 20:18

Milan ka marrë fitoren e radhës në kampionat dhe është kthyer në vendin e parë të renditjes. Suksesi i fundit i Djallit ka ardhur në transfertë kundër Benevento-s së ishlegjendës kuqezi Pippo Inzaghi.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë për skuadrën e Pioli-t, që ka luajtur me dhjetë lojtarë që nga minuta e 34-të e pjesës së parë. Një inferioritet numerik i krijuar nga kartoni i kuq i marrë nga Sandro Tonali për një ndërhyrje të rrezikshme.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të nga një penallti e Kessie, ndërsa Leao ka vulosur fitoren me një magji në të 49-ën. Benevento ka patur një mundësi të artë për të rihapur sfidën në të 61-ën, por Caprari ka gabuar keq nga 11 metrat.

Asnjë skuadër e 5 kampionateve kryesore të Europës 2020/21 ka më shumë lojtarë se Milan me të paktën 4 gola të shënuar (Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Franck Kessie).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN