MENU
klinika

Serie A, Java 15

“Tenis” i Interit, merr kreun provizor

03.01.2021 - 14:32

Inter e ka nisur me një fitore bindëse vitin 2021. Zikaltërit kanë mposhtur 6-2 Crotone-n në javën e 15-të dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e parë të renditjes.

Heroi i ndeshjes ka qenë Lautaro Martinez, i cili ka realizuar tregolëshin e tij të parë në karrierë me Inter-in. Protagonist edhe Lukaku, autor i një asisti dhe një goli.

Lajmi i keq për milanezët është se belgu ka kërkuar zëvendësimin në minutën e 75-të për shkak të një shqetësimi fizik. Shpresohet që mos ketë shumë probleme dhe të jetë gati për ndeshjen e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN