MENU
klinika

Bundesliga, java 18

Mposhtet Leipzig e Leverkusen, Bayern nuk ka rivalë

23.01.2021 - 17:27

Bayern Munchen duket se nuk ka rivalë në Bundesligë. Si Leipzig, ashtu edhe Bayer Leverkusen janë mposhtur dhe kampionët kanë mundësi të shkëputen nesër në ndeshjen e tyre përballë Schalke.

Leipzig u mund 3-2 nga Mainz, që përmbysi shifrat në shtëpi. Miqtë kaluan dy herë në avantazh, por vendasit e Mainz barazuan dy herë dhe në mesin e pjesës së dytë shënuan edhe golin e tretë.

Ndërsa Leverkusen u mposht në shtëpi 0-1 nga Wolfsburg. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Baku në 35. Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Augsburg-Union Berlin 2-1, Bielefeld-Frankfurt 1-5 dhe Freiburg-Stuttgart 2-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN