MENU
klinika

Serie A, Java 17

Napoli triumfon në limit, dy suksese radhazi për Lazion

10.01.2021 - 16:59

Napoli dhe Lazio kanë marrë fitore në transferta, duke mbajtur pozicionet në renditje, por duke pretenduar më shumë. Napoli fitoi në limit 1-2 në Udine ndaj skuadrës vendase, ndërsa Lazio 0-2 në fushën e Parma-s.

Ka qenë një ndeshje me dy fytyra për Napolin, që e nisi fort dhe shënoi me Insigne me penallti, por më pas në sfidën e tij debutuese këtë sezon me fanellën e Napolit, Rrahmani, bëri një garë të pafalshme duke i dhuruar golin Udineses dhe Lasagna.

Ndërsa në pjesën e dytë skuadra axurre luajti me vendosmëri deri kur një goditje dënimi në minutën e fundit të kohës së rregullt u kthye kros interesant për Bakayoko që me kokë nuk gaboi.

Fiton edhe Lazio ndaj Parma, duke mposhtur ekipin e debutuesit D’Aversa me rezultatin 2-0. Gjithçka u zgjidh në pjesën e dytë me golat e Luis Alberto dhe Caicedo.

Sukses dhe për Veronan e Juric ndaj Crotones, që duket tashmë drejt Serie B sërish. Kalinic (goli i parë me verdheblutë) dhe Di Marco vendosën shifrat dhe golat i Messias nuk ndryshoi fatin (2-1).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN